Ancelotti nënshkruan kontratë katërvjeçare me klubin e ri
BILLI

Lexo edheKomuna e Drenasit shpall sportistët e vitit 2019

Tashmë është zyrtare. Carlo Ancelotti do të jetë trajneri më i ri i Evertonit.
Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi në llogarinë zyrtare në Twitter.
Tekniku italian nënshkroi një kontratë katërvjeçare me ekipin nga Liverpooli. Klubi i uroi mirëseardhjen me anë të një videoje ku shikohen karikatura të Ancelottit duke ngritur në qiell të hapur trofetë më të rëndësishëm në karrierën e tij si trajner.

Lexo edheKomuna e Drenasit shpall sportistët e vitit 2019
Italiani u shkarkua 10 ditë më parë nga Napoli, pasi marrëdhënia e tij me presidentin e klubit jugor Aurelio De Laurentiis ishte acaruar kohët e fundit.
Kjo aventurë është e dyta për trajnerin toskan në “ishull”, pasi në të kaluarën ka drejtuar edhe ekipin e Chelseat me të cilët fitoi dhe një titull të “Premier League”./ TCh