back to top
Monday, November 10, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKomuna e Drenasit shpall sportistët e vitit 2019

Komuna e Drenasit shpall sportistët e vitit 2019

Të ngjajshme

Shtiu me armë zjarri, arrestohet një burrë në Vushtrri

Një person është arrestuar në Vushtrri mëngjesin e së...

Hill: Thaçi më tha që nëse pranon marrëveshje pa pavarësi do të vritej

Christopher Hill duke folur për negociatat e Marrëveshjes së...

Ekipi nga Serie A shkarkon trajnerin vetëm pas 11 ndeshjesh

Atalanta ka njoftuar zyrtarisht ndarjen me trajnerin Ivan Juric,...

Christopher Hill, përfundon ditën e parë të dëshmisë në Hagë

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ka përfunduar ditën...

Vendoset përfundimisht nëse Sesko do të luaj kundër Kosovës

Ylli i Sllovenisë dhe Manchester Unitedit, Benjamin Sesko nuk...

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, sot ka mbajtur manifestimin për zgjedhjen e sportistëve me të dalluar të vitit 2019.

Në këtë manifestim merrnin pjesë, Drejtoresha e Drejtoratit për Kulturë, Rini dhe Sport, Shqipe Zogu, klubet sportive, sportist, sportdashës e zyrtarë komunal.

Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Shqipe Zogu, duke ju uruar mirëseardhje në aktivitetin festiv përmbyllës për sportin në Drenas, falënderoi për kontributin e dhënë, sukseset e arritura të gjithë sportistët, donatoret për mbështetje, mësimdhënësit e Edukatës Fizike për angazhimin e tyre gjatë vitit 2019.

“Komuna jonë duke pasur 5 klube në superligë dhe 10 klube në ligë të parë, dëshmon se ne jemi të përkushtuar dhe e duam sportin. Drenasi është ambasador i sportit në arenën ndërkombëtare, me kampionin tonë KF “Ferronikeli”. Ne do të vazhdojmë të mbështesim klubet tona me subvencione, por edhe duke investuar vazhdimisht në infrastrukturën sportive në komunën tonë”, tha Drejtoresha Shqipe Zogu.

Sportisti më i mirë i vitit 2019 është shpallur Florjan Smakiqi, futbollist i Klubit Feronikeli.

Ndërsa, në 10-shën e sportistëve më të mirë të vitit janë ranguar:

2.Kaltrina Fejza – K.Volejbollit ,,Gryka’’femrat-Drenas,

3.Drilon Leku – K.Futbollit ,,Drenasi’’ Drenas,

4.Halime Kurrumeli – K.Volejbollit ,,Feronikeli’’femrat – Drenas,

5.Kushtrim Kastrati – K.Hendbollit ,,Drenica’’ Drenas,

6.Arbenita Curraj – K.Futbollit,,Feronikeli’’ femrat Drenas,

7.Edmond Bucolli – K.Boksit ,,Drenasi’’ Drenas,

8.Adea Zariqi – K.Shahut ,,Drenasi’’ femrat Drenas,

9.Bardhyl Bajrami – Shoqata e Peshkatarëve Sportiv ,,Drenica’’ Drenas,

10.Valdet Shala- K.Basket,,Ferronikeli’’ Drenas

Ndërsa, trajner i vitit është shpallur “Faruk Elshani- Kf “Ferronikeli”, Klubi i vitit Kf “Ferronikeli”, Sportisti më me perspektivë Erjon Malaj nga Kf “Ferronikeli”, Arben Halilaj-Gjyqtar i futbollit, Punëtori sportiv i vitit Shiqiri Bujupi Kf “Drenas”, Notar-Besart Morina, Nxënësi sportist i vitit Dorina Qorri Shfmu “Halil Bajaktar”, Mësimdhënësi/ja e Edukatës Fizike Besarta Seferi nga shkolla “Halil Bajraktari” dhe Agron Dubovci “Rasim Kiqina”.

Ndërsa, veteranët e sportit janë zgjedhur Nexhmije Hasi lojtare-veterane e KH “Drenica’’, Gëzim Bujupi veteran i KF “Drenasi’’, Shaqir Hasi – veteran i Shoqatës së Peshkatarëve Sportiv “Drenica”.

Për kontributin e dhënë dhe përmirësimin e kushteve dhe rregullimin e infrastrukturës sportive, me mirënjohje është nderuar Naser Ramaj – KF “Feronikeli’’, KV “Feronikeli’’, KB “Feronikeli” dhe Sokol Gashani nga Al Trade Center.

Çmimet për sportistët me të dalluar të vitit 2019 janë përzgjedhur nga Komisioni Vlerësues, i përberë nga kryetari i Komisionit, Shpend Bogiqi, dhe anëtarët, Laureta Thaqi, Mehdi Ademi, Enver Hoxha, Fatmir Gashi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz