BallinaLajmeAnalistët britanikë parashikojnë tensione ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit

Analistët britanikë parashikojnë tensione ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Çështja e “Trepçës” vetëm sa ka thelluar dallimet dhe kjo do të ketë ndikime negative në dialogun Kosovë-Serbi, ka parashikuar gazetari i njohur nga Britania e Madhe, Misha Glenny.

Gjatë një bisede për “Kohën Ditore”, në kuadër të Forumit të Sigurisë i mbajtur javën e kaluar në Beograd, Glenny është shprehur se dialogu do të futet në një fazë të vështirë dhe të paparashikueshme.

“Mendoj se popujt nga të dyja anët kërkojnë që të veprohet me kujdes në procesin e dialogut. Problemi i “Trepçës” është vetëm në fillim, prandaj duhet gjetur mënyra të arsyeshme për ta zgjidhur këtë problem”, ka thënë Glenny. Sipas tij, në botën moderne ekonomia e tregut është e hapur dhe se ai nuk i takon ekskluzivisht vetëm një vendi apo qeverie.

Për “Trepçën” dhe problemet në dialogun Kosovë-Serbi ka folur edhe James Ker Lindsay, profesor në Institutin e Londrës për Shkenca Politike dhe Ekonomi (LSE).

Ai ka thënë se çështja e “Trepçës” në mënyrë të pashmangshme do t’i përkeqësojë marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, në periudhë afatshkurtër. Sipas tij, “Trepça” ka qenë gjithmonë çështje shumë e ndjeshme, por që nuk është adresuar asnjëherë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz