back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaBotëAmerikanët më 8 nëntor votojnë presidentin

Amerikanët më 8 nëntor votojnë presidentin

Të ngjajshme

Ndërkohë që zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që do të mbahen më 8 nëntor përcillet me vëmendje edhe në mediat vendore edhe në ato ndërkombëtare, në ditën e njëjtë do të mbahen edhe zgjedhjet e Kongresit, të cilat janë po aq të rëndësishme sa edhe vet zgjedhjet presidenciale.

Amerikanët më 8 nëntor ditën e martë nuk do ta zgjedhin vetëm liderin e vendit, por ditën e njëjtë do të ndryshojnë edhe 1/3 e senatit me 100 karrige dhe 435 përfaqësues të Kongresit.

Sipas sondazheve dhe analizave të fundit ekziston mundësia që të paktën në Senat të ndryshoj hegjemonia e Republikanëve të cilët në zgjedhjet e ndërmjetme në vitin 2014 dominuan në Kongres dhe Senat.

34 anëtarë të Senatit do të përpiqen për ti ruajtur postet e tyre. Në mesin e tyre 24 janë nga Partia Republikane dhe 10 nga Partia Demokratike.

Republikanët në Senat kanë 54 karrige. Ndërkaq Demokratët së bashku me 2 senatorët e pavarur kanë 46 karrige. Prandaj Republikanët në këto zgjedhje do të përqendrohen në mbajtjen e shumicës kritike. Në anën tjetër Demokratët do të kenë rastin që pas dy vitesh të rimarrin sërish shumicën në Senat.

Ndërkaq shumica e vendeve në Kongres është në duart e Republikanëve. Në Kongres me 435 anëtarët, Republikanët kanë 246 karrige, ndërkaq demokratët kanë 186 karrige dhe 3 karrige janë të zbrazëta. Kjo nënkupton shumicën më të fortë të cilën e arritën Republikanët në 80 viteve.

Për të fituar shumicën në Kongres, Demokratëve duhen që të marrin të paktën 31 karrige nga Republikanët. /trt/

Të Fundit

Sport

ShowBiz