back to top
Tuesday, December 2, 2025
BallinaLajmeAmbasadorja e Kosovës në Norvegji në tubim të VV-së, a e theu...

Ambasadorja e Kosovës në Norvegji në tubim të VV-së, a e theu ligjin? – Shpërthejnë reagimet

Të ngjajshme

Serialet më të shikuara në Kosovë – ja lista e preferencave të publikut

Sipas të dhënave të fundit nga platformat online dhe...

Emocionuese, çifti i njohur dhuron miliona euro për të pastrehët

Pesë muaj pas dasmës së tyre luksoze në Venecia, Lauren Sánchez...

Çfarë po i nxit protestat më të mëdha në dekada në Bullgari?

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugët e Sofjes dhe...

Aksident i rëndë në Zvicër: 18-vjeçari kosovar po bënte gara me shokë, një person humb jetën

Dy aksidente të njëpasnjëshme tronditën autostradën A3 në drejtim...

Ambasadorja e Kosovës në Norvegji, Nita Luci, është fotografuar dje duke marrë pjesë në tubim zgjedhor të Vetëvendosjes në Osllo.

Anise ligji e ndalon një gjë të tillë, Luci për pak kohë u skejua ndaj obligimeve të saj ligjore të Republikës së Kosovës për të marrë pjesë në tubime partizane dhe zgjedhore të Vetëvendosjes.

Ajo ishte e ulur në rresht të parë përballë në fushatën zgjedhore të Albin Kurtit.

Mirëpo neni 32, Pika 1.5 e Ligjit për Shërybesit e Jashtëm ia ndalon ambasadores Luci çfarëdo pjesëmarrje në aktivitete partiake “gjatë periudhës në shërbimin e jashtëm”, shërbim të cilin ajo ende s’e ka kryer për mandatin e plotë diplomatik që i përfundon vitin e ardhshëm.

Më poshtë mund të shihni ligjin për shërbyesit e Jashtëm dhe pikës referuese:

 

Menjëherë pas kësaj vërshuan reagime në drejtim të ambasadores Luci nga partitë politike ish-opozitare. Vlora Çitaku e Partisë Demokratike të Kosovës e quajti “cënim të institucioneve “ dhe “rrezik për demokracinë” transgresionin ligjor të Nita Lucit për Vetëvendosjen.

“Lëvizja Vetëvendosje vazhdon me avazin e vjetër, shpërdorimin e të gjitha resurseve shtetërore për beteje elektorale. Kjo sjellje tregon mungesë respekti për vet shtetin dhe institucionet e Republikës. Institucionet janë më të mëdha se partitë, më të mëdha se individët. Ne jemi vetëm shërbyes të përkohshëm në to. Cënimi i institucioneve është i rrezikshëm për demokracinë, për ligjshmërinë dhe për vet Republikën. Ambasadat nuk janë të VV-së. As të PDK-së. Ambasadat janë të Republikës së Kosovës. Mendësisë abuzive të VV-së do t’i vijë fundi më 28 Dhjetor”, tha Vlora Çitaku në reagim.

Edhe Blerta Deliu nga PDK, reagoi duke pyetur se “kush garanton” që ambasadat e Kosovës jashtë vendit nuk përdoren politikisht në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare të 28 nëntorit, ku votimet do të zhvillohen edhe në ambasada dhe konsulata.

“Kur ambasadorja paraqitet në tubim të VV-së në Oslo, kush garanton se ambasada nuk po përdoret politikisht?”, shkroi Deliu.

Për këtë “skandal, reagoi edhe vetë gazetari Lirim Mehmetaj, i cili u shpreh “i bindur” se Vetëvendosje “do të vjedh vota edhe në ambasada”.

“More ketu eshte rrezik edhe vota ne ambasada. Jam krejtesisht i bindur qe ka me u vjedhe vota prej VV-se edhe neper ambasada”, ka shkruar Mehmetaj mes tjerash.

Se çfarë lëvizje po bënë LVV-ja, mbetet konfuzion kjo pasi edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve në nivel lokal u raportua për dyshime për blerje votash në Mitrovicë. /Lajmi.net/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz