Ambasadorin amerikan takoi Mimoza Kusarin e Ilir Dedën
03
Lexo edheLDK: Kosova nuk ka kohë dhe nuk mund të përballojë gjendjen pa institucione
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka qëndruar sot në zyrat e Alternativës.
Me këtë rast , diplomati amerikan është takuar me kryetaren e Alternativës Mimoza Kusari – Lila dhe nënkryetarin Ilir Deda.
Në këtë takim është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, domosdoshmërinë e krijimit të institucioneve si dhe për nevojën e një koncensusi të përgjithshëm politik për tema të rëndësishme për Kosovën, pavarësisht se kush është mandatari i qeverisë.

Lexo edheLDK: Kosova nuk ka kohë dhe nuk mund të përballojë gjendjen pa institucione
Udhëheqësit e Alternativës shprehën qëndrimet e tyre si deputetë të Kuvendit të Kosovës si dhe njoftuan Ambasadorin Delawie me vizionin se si Alternativa e sheh Qeverinë e ardhshme të Kosovës, transmeton Klan Kosova.