Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, ka takuar sot kongresmenin amerikan, Robert Anderholt, shkruan Express.
Dugolli ka thënë se me të kanë diskutuar për zhvillimet e fundit dhe për forcimin e raporteve SHBA-Kosovë.
“Ambasadori Dugolli pati një takim produktiv me kongresmenin Robert Aderholt, ku diskutuan zhvillimet e fundit dhe mënyrat për të avancuar më tej marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftim në X.