BallinaRegjionaleDrenasAmbasadori britanik, Ruairi O’Connel, viziton Drenasin

Ambasadori britanik, Ruairi O’Connel, viziton Drenasin

Të ngjajshme

Shtyhet seanca e Noizyt në GJKKO

Është shtyrë për datën 13 maj, seanca gjyqësore në...

BioNTech në Gjermani po e ndalon prodhimin e vaksinës COVID

BioNTech, kompania gjermane që u bë e njohur globalisht...

Aksioni në Agjencinë Kadastrale i lidhur me dokumente pronash

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të...

Kryetari i Komunës së Drenasit, z.Ramiz Lladrovci ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, z. Ruairi O’Connel me të cilin ka diskutuar për mundësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta me ambasadën e Britanisë së Madhe.

Kryetari Lladrovci ka njoftuar ne përgjithësi ambasadorin O’Connel, për Komunën e Drenasit, respektimin e Ligjit, përmbushjen e kuotës gjinore në organet vendimmarrëse të komunës, projektet të rëndësishme për të mirën e qytetarëve dhe mundësitë që ofron Komuna për zhvillimin e bizneseve.

Ambasadori O’Connel ka falënderuar kryetarin Lladrovci dhe ka uruar për marrjen e mandatit. Ai ka përgëzuar kryetarin Lladrovci për zbatimin e Ligjit, respektimin e kuotës gjinore dhe është zotuar do t’i shfrytëzoj mundësitë për bashkëpunim mes Ambasadës së Britanisë së Madhe dhe Komunës së Drenasit.

Ambasadori O’Connel dhe kryetari Lladrovci kanë vizituar edhe varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë ku pushon trupi i Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz