Ambasadori britanik në takim me Komisionin parlamentar, në fokus zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe dhuna në familje
dp
Lexo edheFesta e 28 Nëntorit, në këtë qytet të Amerikës do të valëvitet flamuri shqiptar
Përmes një postimi në Facebook, Ymeri ka bërë të ditur se takimi është zhvilluar nën kryesimin e kryetares së komisionit, Fatmire Kollçaku, ku janë diskutuar përgjegjësitë dhe puna e këtij komisioni.
Sipas saj, një nga çështjet kryesore të trajtuara ishte procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit.
Po ashtu, në takim është diskutuar edhe monitorimi i Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore.
Ymeri ka shprehur falënderim për Ambasadën Britanike dhe ambasadat e tjera për rolin e tyre në mbështetjen e lirisë së shprehjes, demokracisë dhe sigurisë në Kosovë.

Lexo edheFesta e 28 Nëntorit, në këtë qytet të Amerikës do të valëvitet flamuri shqiptar
Ajo ka bërë të ditur se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë mbetet i rëndësishëm në avancimin e këtyre vlerave. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: