Festa e 28 Nëntorit, në këtë qytet të Amerikës do të valëvitet flamuri shqiptar
dp

Lexo edheNë prag të 28 Nëntorit, flamuri shqiptar do të ngrihet në New York – kryetari i Yonkers fton shqiptarët në ceremoninë zyrtare

Qyteti i Yonkersit në ShBA do të organizojë ceremoninë e ngritjes së flamurit shqiptar, në një aktivitet kushtuar komunitetit shqiptaro-amerikan.
Ceremonia do të mbahet të hënën, më 23 nëntor, duke filluar nga ora 16:00, në ambientet e Bashkisë së Yonkersit (Yonkers City Hall), në anën e South Broadway, pranë Washington Park, në zonën Middle Grounds, transmeton IndeksOnline.
Në këtë aktivitet do të marrë pjesë kryetari i Bashkisë së Yonkersit, Mike Spano, së bashku me përfaqësues dhe anëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan.
Lexo edheNë prag të 28 Nëntorit, flamuri shqiptar do të ngrihet në New York – kryetari i Yonkers fton shqiptarët në ceremoninë zyrtare
Ngritja e flamurit shqiptar përbën një moment simbolik të respektit dhe vlerësimit për komunitetin shqiptar në Yonkers, si dhe një mundësi për të shënuar identitetin, traditat dhe kontributin e shqiptarëve në jetën e qytetit.
Përmes një njoftimi publik, Bashkia e Yonkersit ka ftuar qytetarët dhe komunitetin shqiptar që të bëhen pjesë e kësaj ceremonie.