back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaBotëAlpet humbasin akujt nga ngrohja globale

Alpet humbasin akujt nga ngrohja globale

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Ngrohja globale do të shkrijë pjesën më të madhe të akullit që përcakton ekosistemin e Alpeve deri në fund të shekullit, sipas shkencëtarëve zviceranë.

“Nëse bota do të arrijë të përmbush objektivat aktuale për mbrojtjen e klimës për të mbajtur ngrohjen globale nën dy gradë, në krahasim me nivelet paraindustriale, dy të tretat e akujve në Vargun Malor Europian do të zhduken nga viti 2100”, njoftuan shkencëtarët e Universitetit ETH në Zyrih.

“Nëse ndryshimi klimatik dhe prodhimi i gazeve me efekt serë vazhdon të rritet, Alpet nuk do të kenë gati aspak akuj deri në vitin 2100, përveç disa zonave të izoluara në nivelet më të larta”, theksoi bashkautori i këtij studimi, Matthias Huss.

Shkencëtarët theksuan gjithashtu se gjysma e akullit në majat e Alpeve do të zhduken deri në vitin 2050 në çdo rast, pavarësisht nëse gazet që nxehin atmosferën bien në nivel ose jo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz