back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaSportAlgjeria kampion i ri i Afrikës

Algjeria kampion i ri i Afrikës

Të ngjajshme

Të dhënat: Nuk ka kolona në pikat kufitare

Janë përditësuar të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim...

Vodhi një arkë me para, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë...

Arrestohet në aeroport i dyshuari për vjedhjen e një veture në Gjermani

Një person është arrestuar me të arritur në Aeroportin...
- Advertisement -

Algjeria ka arritur të mposhtë Senegalin dhe kështu ka arritur të kurrorëzohet si kampion i kontinentit afrikan.

Rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje ishte 1-0 me golin e vetëm të shënuar nga Baghdad Bounedjah në minutën e dytë të ndeshjes.

- Advertisement -

Kjo është hera e dytë që Algjeria fiton Kupën e Kombeve të Afrikës. Hera e fundit që e bëri këtë ishte në vitin 1990 në një kampionat që ishte mbajtur në vendin e saj.

Loja mes Algjerisë dhe Senegalit në finale kishte shumë taktizime dhe u karakterizua me pak raste shënimi.

Senegali, që nuk kishte fituar asnjëherë këtë titull më parë, kishte një penallti në pjesë të dytë por që më pas u anulua kur u pa përsëritja e rastit me anë të sistemit VAR.

Për Algjerinë mund të thuhet se e meritoi plotësisht këtë titull pasi që ishte ekipi që kishte lojën më të bukur gjatë tërë kampionatit.

Lojtarët e Senegalit u panë të dëshpëruar pas përfundimit të ndeshjes. Lojtari i tyre më i mirë Sadio Mane u pa në lot. Ai kishte deklaruar para lojës se do e ndërronte medaljen e fituesit të Ligës së Kampionëve me atë të Ligës së Kombeve pasi që arritjet me kombin e tij kishin rëndësi më të madhe./Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz