Aleppo rrezikon të shndërrohet në “varrezë gjigande” (foto)
BILLI·

I dërguari i lartë i OKB-së ka paralajmëruar se qyteti sirian Alepo, rrezikon të bëhet “një varrezë gjigande” pas avantazhit të qeverisë në zonat e mbajtura nga rebelët.
Stephen O’Brien u dakordua me anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të mbrojtur civilët “për hir të njerëzimit”.
Të paktën 34 persona humbën jetën në bombardimin e fundit të qeverisë dhe zonat e kontrolluara nga opozita, sipas raporteve, shkruan BBC.
Lexo edhe‘Lufta e re e Ftohtë’: Marinsat amerikanë i japin “mesazh” Moskës nga Arktiku
Trupa dhe rezervistë kanë rimarrë më shumë se një të tretën e pjesës lindore të mbajtur nga rebelët e Alepos që prej fundjavës.














