Aleanca: Humbja e 43.8 milionë eurove nga Plani i Rritjes dëshmi e dështimit të Qeverisë
dp

Lexo edhePresidentja Shiroka Pula dhe kryeministri Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut

Në reagimin e saj, partia ka kritikuar Qeverinë për mungesë vizioni, llogaridhënieje dhe rezultate në ekonomi, marrëdhënie ndërkombëtare dhe fusha të tjera.
Sipas Aleancës, humbja e këtyre mjeteve financiare përbën papërgjegjshmëri dhe dëmton perspektivën zhvillimore të Kosovës.
“Të humbësh miliona euro fondesh pa kthim në një nga vendet më të varfra të Evropës nuk është gabim apo vonesë burokratike, është papërgjegjshmëri absolute dhe goditje e drejtpërdrejt ndaj të ardhmes së Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre
Partia opozitare ka theksuar se pasojat e këtij dështimi, sipas saj, do t’i bartin qytetarët e Kosovës dhe jo zyrtarët qeveritarë. /Lajmi.net/

Lexo edhePresidentja Shiroka Pula dhe kryeministri Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut
Postimi i plotë: