back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeAlbulena Haxhiu kujton heroinat e Kaçanikut

Albulena Haxhiu kujton heroinat e Kaçanikut

Të ngjajshme

Pas divorcit të hidhur, Alma Bektashi rigjen dashurinë

Kohë më parë, këngëtarja e njohur Alma Bektashi u...

Rritet numri i të prekurve me HIV, për gjashtë vjet 93 raste

Që nga viti 2019 në Kosovë janë regjistruar gjithsej...

Franca drejt një krize të re politike teksa kryeministri përballet me votëbesim

Franca rrezikon të humbë kryeministrin e të tretë brenda...

Të gjithë i urrejnë grerëzat, por kjo shkencëtare dëshiron që ne t’i duam ato

Gjashtë muaj pasi botoi “Mbi origjinën e specieve”, Charles...

​Konfiskohen 40 kg duhan të kontrabanduar në Kaçanik

Njësitet policore në Kaçanik, gjatë patrullimit rutinë, kanë ndaluar...

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kujtuar heroinat e qytetit të Kaçanikut.

Ajo ka thënë se sot 21 vjet më parë ranë katër dëshmore të kombit. Mukadeze Lika-Muhaxheri, Emsale Frangu si dhe Jehona e Lumnije Raka janë në mesin e shumë grave e vajzave që sot janë dëshmore të kombit.

Postimi i plotë:

Kontributi i të gjitha grave të Kosovës në luftën e fundit ka qenë i madh. Kurse i Mukadezës, Emsales, Jehonës e Lumnijes ka qenë i shumëfishtë. Aktivitetet e tyre e përshkruan gjithë Kosovën e veçanërisht zonën e Kaçanikut. Atdhedashurinë ndaj kombit shqiptarë, e idealin për liri e treguan përmes angazhimit që zhvilluan në shumë fronte nga pjesëmarrja në demonstrata e deri te bashkimi me UÇK-në.

Edhe kontributi i tyre në luftë ishte i shumëanshëm, nga ai logjistik e mjekësor deri tek ai ushtarak. Kështu ato dhe shumë të tjera duke qenë ushtare të lirisë ju këndërvën pushtuesve shovenist duke luftuar për çlirim, e në të njejten kohë me shembullin e tyre treguan se përceptimi mbi rolin gjinore është thellsisht i gabuar, e mbi të gjitha i pavërtetë. Andaj, rrugëtimi i tyre ishte sa për çlirim kombëtar aq edhe progres shoqërorë.

Në fillimin e vitit 1999 në gjithë zonën e Kaçanikut zhvillohen luftime të ashpra kundrejt armikut fashist serb. Një nga luftimet e 9 prillit, për të mos e lënë popullatën civile në qytete të bjerë në dorën e armikut, ranë dëshmore Mukadezja, Emsalja, Jehona e Lumnija.

Atë ditë ranë dëshmorë rreth 28 ushtarë gjithsej. E ne duhet të angazhohemi çdo ditë në jetësimin e Kosovës që ata e ato e deshën. Sakrificat e mëdha që kanë bërë dëshmoret/ët, e kanë bërë Republikën që ne sot e gëzojmë, e padyshim që ne nuk mund t’i shkëpusim nga rruga që i paraprinë pavarësimit të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz