BallinaLajmeAlbin Kurti të mërkurën në gjykatë

Albin Kurti të mërkurën në gjykatë

Të ngjajshme

Prindon Sadriu ftohet nga Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë për Samitin FFT

Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu është ftuar nga Zonja...

Martesë në familjen mbretërore shqiptare, Leka II kurorëzohet me Blerta Celibashin

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar zyrtarisht martesën e Lartësisë...

Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave, parakusht për zhvillim të qëndrueshëm

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë e Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila,...

“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga një kontejner”

Gazeta serbe “Danas” ka shkruar të dielën se i...

Katër deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje do të paraqitën përsëri të mërkurën e javës së ardhshme para Gjykatës Themelore të Prishtinës  lidhur me hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës.

Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj – Bujupi dhe Faton Topalli do te paraqiten në gjykim për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës.

Seanca e fundit lidhur me këtë rast mbajtur më 7 dhjetor ku kanë dëshmuar deputet Naser Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në këtë proces gjyqësor tashmë kanë dëshmuar dëshmitaret-të dëmtuara, Flora Brovina dhe Blerta Deliu-Kodra, deputetët Xhavit Haliti dhe Nuredin Ibishi si dhe dy punëtoret e Administratës së Kuvendit të Kosovës Shpresa Gosalci dhe Leonora Halimaj.

Në seancës e radhës pritet të dëshmojnë  kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli si dhe deputeti Armend Zemaj.

Albin Kurti dhe Donika Kadaj- Bujupaj aktualisht janë në masën e paraburgimit në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan ku po mbahen pasi që thyen masën e arrestit shtëpiak e cila ishte caktuar ndaj tyre.

Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Të akuzuarit ishin  arrestuar gjatë nëntorit e dhjetorit të vitit 2015.

Seanca fillestare ishte mbajtur më 6 janar 2016.

Pas leximit të aktakuzës, deputetët Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu nuk ishin deklaruar për fajësinë, ndërsa deputeti Topalli ishte deklaruar i pafajshëm.

Megjithëse nuk u deklaruan për fajësinë, deputetët aktakuzën e kundërshtuan duke e cilësuar politike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz