BallinaLajmeAlbin Kurti: Rashiqi, një prej ministrave më të mirë pas shpalljes së...

Albin Kurti: Rashiqi, një prej ministrave më të mirë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës

Të ngjajshme

Ndeshje e çmendur në Serie A, Lazio ia barazon Udineses në minutat e fundit

Një superndeshje është zhvilluar sonte në Serie A. Ndonëse nuk...

“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj për zhvillimet në Kuvend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit...

Hamza: Seanca për Presidentin ishte jokushtetuese, puç kushtetues nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atë...

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, sot është takuar me liderin e koalicionit të partive opozitare serbe “Sloboda”, Nenad Rashiq.

Pas takimit, Kurti ka thënë se me Rashiqin nuk ka biseduar për formimin e Qeverisë së re, por për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në komunat me shumicë serbe, shkruan Gazeta Sinjali.

“Bisedova me të për procesin zgjedhor, se si ka shkuar në vendbanimet me shumicë serbe dhe ky është shumë i zhgënjyer me parregullsitë dhe shkeljet e shumta. Pra nuk ishte ndonjë takim për koalicionin e ardhshëm qeverisës, meqenëse ne aty do të merremi më shumë me bisedimet që i kemi me Lidhjen Demokratike të Kosovës, por isha i interesuar që të marr vesh prej personit në terren që ka garuar vetë, mbi mbarëvajtjen e procesit që qartazi ka munguar”, ka thënë Kurti.

Lideri i LVV-së e vlerëson Rashiqin si një prej ministrave më të mirë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Zotri Rashiq nuk e ka asnjë afer apo skandal të vetëm si ministër. Më duhet të them njëri ndër ministrat më të mirë të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë është pikërisht Rashiq”, është shprehur ai.

Kurti vazhdimisht ka theksuar nevojën që në përbërjen e Qeverisë së tij mos të ketë përfaqësues të Listës Serbe, por vetëm serbë që respektojnë dhe njohin institucionet e Kosovës, duke e përmendur edhe Nenad Rashiqin, si ministër potencial.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz