BallinaLajmeAlbena Reshitaj jep dorëheqje nga AKR-ja

Albena Reshitaj jep dorëheqje nga AKR-ja

Të ngjajshme

Goditet një anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit

Një anije mallrash është goditur nga një predhë e...

Zjarr në Dardani të Prishtinës, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

Një kontejner mbeturinash është përfshirë nga zjarri mëngjesin e...

Kina pezullon prodhimin e fishekzjarrëve

Autoritetet kineze kanë urdhëruar pezullimin e menjëhershëm të prodhimit...

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re (AKR), Vesel Makolli e ka konfirmuar dorëheqjen e ish – ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Albena Reshitaj nga partia e Pacollit.

Ai ka theksuar për Telegrafin se Reshitaj përmes një letre i ka treguar arsyet e largimit, të cilat sipas tij, janë se nuk po mund ta gjejë veten.

“Kemi të bëjmë më një tekst korrekt, ku një falënderim për punën dhe bashkëpunimi ia dedikon presidentit të partisë, Behgjet Pacolli. Na uron sukses në angazhimet tona politike”, ka shtuar Makolli.

Ndryshe, Reshitaj pak javë më parë kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministres së MMPH, për tu vendosur si këshilltare e shefit të Qeverisë, Ramush Haradinaj. Në pozitën e titullarit të MMPH është vendosur Fatmir Matoshi, nga AKR-ja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz