BallinaLajmeAlarmante: Kosova po zbrazet me të madhe, vetëm në Prizren ikën mbi...

Alarmante: Kosova po zbrazet me të madhe, vetëm në Prizren ikën mbi 2 mijë nxënës

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Rexhaj ka bërë të ditur se vetëm nga Prizreni janë larguar mbi 2 mijë nxënës.

Ai ka thënë se këtë informatë e  ka marrë nga kontrolli sistematik që e organizon Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren, shkruan GazetaBlic.

“Mbi 2 mijë nxënës më pak janë evidentuar gjatë kontrollit sistematik që e organizon Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren. Pra kur kjo ikje nga Kosova ndodh tek fëmijët nënkupton se janë larguar familje të tëra.”ka shkruar Rexhaj.

Statusi i plotë

E tmerrshme ajo çfarë kuptova sot. Mbi 2 mijë nxënës më pak janë evidentuar gjatë kontrrollit sistematik që e organizon Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren. Pra kur kjo ikje nga Kosova ndodh tek fëmijët nënkupton se janë larguar familje të tëra.

Prizreni është komuna e dytë më e madhe në Kosovë, shumëzojeni me komunat tjera, pa llogaritur ikjet individuale kjo shifër nënkupton rrezik në rrafshin shtetëror dhe kombëtar.

Dhe fajtor për këtë janë qeverisjet e korruptuara dhe kriminale, Kosova po shprazet sepse asnjëra prej tyre nuk e ka pasur si synim zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Prandaj është momenti i duhur që ta bëjmë kthesën politike, përndryshe ky vend do të mbetet vetëm i atyre që e zhvatën dhe po e zhvatin sistematikisht Kosovën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz