BallinaLajmeTensione me kryetarit të Deçanit dhe qyterarëve - dyshohet për përleshje fizike

Tensione me kryetarit të Deçanit dhe qyterarëve – dyshohet për përleshje fizike

Të ngjajshme

Federata Senegaleze e Futbollit reagon pasi iu morr titulli i Kupës së Afrikës

Federata e Futbollit të Senegalit, ka reaguar pasi i...

Moti për sot

Gjatë ditës së mërkurë, vendi do të ndikohet nga...

I vulosi kualifikimin Realit, Vinicius shpallet lojtari i ndeshjes

Real Madridi ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të...

Shkatërrimi i disa lokaleve nga inspekcioni komunal në Deçan të mërkurën, ka shkaktuar tension mes qytetarëve dhe kryetarit të Komunës, Bashkim Ramosaj.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes i kanë thënë Insajderit se ka pasur përleshje fizike mes kryetarit dhe qytetarëve, por një gjë të tillë e ka mohuar kryetari Ramosaj në një prononcim për Insajderin.

Ramosaj i ka thënë Insajderit se nuk ka pasur përleshje fizike mes tij dhe qytetarëve, por ka pohuar se ka pasur përplasje verbale dhe tension.

“Jo, jo nuk ka pas përleshje. Ne i kemi prishur disa lokale dhe është bërë njëfarë tensioni me fjalë por nuk ka pasur asnjë incident. Ka pas tension të fjalëve por jo përleshje”, ka deklaruar Ramosaj.

Kryetari i Deçanit po ashtu ka konfirmuar se edhe Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes, por siç ka thënë Ramosaj, ai ishte larguar nga vendngjarja para se të arrinte policia.

“Kur ka ardhur Policia, unë nuk kam qenë aty”, ka thënë i pari i Komunës së Deçanit.

Ndërkaq, në Policinë e Kosovës, Rajoni i Pejës, kanë thënë se ende nuk kanë informata lidhur me këtë rast. /Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz