Alarm për bomba në disa institucione në Shqipëri, policia del me njoftim
dp

Lexo edheRaportohet vjedhja e një “Golf”-i me targa të huaja në Fushë Kosovë

Mëngjesin e sotëm, disa institucione në qytete të ndryshme të Shqipërisë kanë marrë në adresat e tyre elektronike një email me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste, ku pretendohej se në objektet e tyre ishte vendosur bombë.
Policia e shtetit ka bërë të ditur se menjëherë pas marrjes së informacionit janë nisur kontrollet dhe verifikimet në institucionet e përfshira.
Sipas policisë, nga kontrollet e kryera deri më tani nuk është gjetur asnjë bombë apo lëndë tjetër eksplozive.

Lexo edheRaportohet vjedhja e një “Golf”-i me targa të huaja në Fushë Kosovë
Ndërkohë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, po punojnë për identifikimin e autorit dhe adresës elektronike nga e cila janë dërguar kërcënimet.
Policia e shtetit ka bërë thirrje që qytetarët të mos krijojnë panik, duke theksuar se strukturat e saj janë të angazhuara në garantimin e rendit dhe sigurisë publike.