“Ora e pritjes” nis në Vushtrri, Hoxha: Në emër të popullit të Kosovës, çlirimtarët duhet të jenë të lirë
dp

Lexo edhe24 vatra zjarri në Shqipëri, 4 aktive dhe 5 nën mbikëqyrje

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri të shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, kjo platform ka nisur vendosjen e “Orës së pritjes” në qytetet e Kosovës.
Me këtë rast, Eliza Hoxha nga plaftorma “Liria ka emër” ka thënë se populli i Kosovës tash e gjashtë vite është në pritje të çlirimtarëve të vendit.
“Liria ka emër’ është munduar që në momente kritike në procesin e Hagës të takojë njerëz, të bashkëbisedojë dhe të krijojë momentum për të shfaqur nevojën e njerëzve të Kosovës për t’iu thënë atyre në Hagë, edhe atyre që mbahen peng tash e gjashtë vjet. Që populli i Kosovës i dëshiron çlirimtarët në vendin e vet dhe që në emër të popullit ata duhet të jenë të lirë.”, ka thënë Hoxha.

Lexo edhe24 vatra zjarri në Shqipëri, 4 aktive dhe 5 nën mbikëqyrje