BallinaLajmeAkuzohet për terrorizëm, arrestohet shqiptari në Malajzi

Akuzohet për terrorizëm, arrestohet shqiptari në Malajzi

Të ngjajshme

Bastisje tek Agjencia Kadastrale

Një bastisje është duke u zhvilluar në objektin e...

Goditet një anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit

Një anije mallrash është goditur nga një predhë e...

Zjarr në Dardani të Prishtinës, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

Një kontejner mbeturinash është përfshirë nga zjarri mëngjesin e...

Kina pezullon prodhimin e fishekzjarrëve

Autoritetet kineze kanë urdhëruar pezullimin e menjëhershëm të prodhimit...

Tetë persona të akuzuar për terrorizëm u arrestuan në Kuala Lumpur të Malajzisë. Pjesë e grupit është edhe një 35-vjeçar shqiptar.

Mediat lokale raportojne se grupi është i përbërë nga 4 malajzianë, 3 filipinas dhe shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Operacionet për arrestimin e tyre u bënë në 3 qytete të ndryshme të vendit.

Një zyrtar i policisë u tha mediave se arrestimet u bënë pas pjesëmarrjes së 7 personave të ndaluar në një seri sulmesh gjatë muajit të kaluar, Top Channel.

Ndërsa operacioni i dytë i zhvilluar më 1 tetor çoi në arrestimin e 35-vjeçarit shqiptar, i cili kishte shkuar në Malajzi si i ftuar i një universiteti publik atje.

Sipas policisë, shtetasi shqiptar luante një rol drejtues në grupin e të arrestuarve dhe detyra e tij ishte të mbante lidhjet me Shtetin Islamik. Krahas lidhjeve me ISIS, policia thotë se grupi vepronte edhe për të bërë rekrutime për organizatën terroriste Al Kaeda.

Sipas zyrtarëve, ata kishin planifikuar sulme në tempuj, kisha dhe xhami për të shkaktuar konflikte midis grupeve të ndryshme fetare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz