back to top
Tuesday, December 9, 2025
BallinaShowBizAktorja kritikon ilaçet për humbje peshe: “Është shkatërruese”

Aktorja kritikon ilaçet për humbje peshe: “Është shkatërruese”

Të ngjajshme

BE: Synojmë të zbusim masat, presim zgjedhje mirë të administruara

Një numër shtetesh anëtare të BE-së, përfshirë edhe Francën...

“S’pranoi kompromis për Kosovën”, Christopher Hill tregon bisedimet me Millosheviqin

Diplomati amerikan Christopher Hill ka thënë se Sllobodan Millosheviqi...

Dhunë në familje në Fushë Kosovë, djali rrah babanë

Një rast i dhunës në familje është raportuar të...

Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës s’mund të votojnë brenda vendit

Regjistrimi i votuesve për të votuar nga jashtë Kosovës...

Kate Winslet ka folur hapur për rritjen e përdorimit të ilaçeve për humbje peshe dhe ka shprehur shqetësimin e saj për ndikimin e këtyre tendencave në shëndetin dhe vetëvlerësimin e individëve. Në një intervistë për “Sunday Times”, aktorja theksoi se sot, shoqëria është e ngarkuar me një presion të fortë për t’u përshtatur me standardet e bukurisë, duke thënë se ky fenomen ka arritur në nivele shqetësuese.

Ajo shpjegoi se është shkatërruese kur vetëvlerësimi i një personi mbështetet kaq shumë në pamjen e tij: “Nëse vetëvlerësimi i dikujt varet kaq shumë nga pamja, kjo është tmerruese”, tha Winslet. Ajo theksoi se ndonëse ka pasur përparime për t’u pranuar dhe dashur vetveten, ka ende një kontradiktë të madhe në shoqëri: “Disa njerëz po bëjnë atë që duan, por shumë të tjerë po përdorin ilaçe për humbje peshe. Është kaq e ngatërruar”, shtoi ajo.

Kate gjithashtu shprehu shqetësimin për përdorimin e trajtimeve estetike si botox-i dhe filler-at, duke theksuar se shumë gra, për shkak të ndikimit të mediave sociale, po humbasin lidhjen me bukurinë natyrale dhe procesin e plakenjes. “Disa nga gratë më të bukura që njoh janë mbi 70 vjeç,” tha ajo, duke kritikuar gjithashtu presionin e tepërt që krijohet për të arritur një pamje perfekte.

Ajo kujtoi edhe përvojat e saj të para me mediat, kur ishte e re dhe përballej me kritika të ashpra për trupin e saj, duke thënë se do të donte të mund të kishte mbrojtur veten nga body shaming-u i vazhdueshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz