back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeAktivistja e PDK-së gjen punë në ministrinë e Hoxhës

Aktivistja e PDK-së gjen punë në ministrinë e Hoxhës

Të ngjajshme

Moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Florian Marku paralajmëron rikthimin në ring

Boksieri shqiptar ka paralajmëruar rikthimin në ring. Ai ka publikuar...

Rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i plagosur në Itali

Një helikopter u rrëzua në lagjen Olivola, pranë aeroportit...

Bajrami dhe Terras flasin për rrugën evropiane të Kosovës

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami,...

Ministria e Integrimit Evropian, e udhëhequr nga Dhurata Hoxha e PDK-së, së fundi ka vendosur ta punësojë në këtë ministri një aktiviste të Partisë Demokratike të Kosovës.

Një muaj pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, që nënkuptonte edhe rënien e qeverisë, kjo ministri e ka shpallur aktivisten Valentina Hamza si kandidaten më të suksesshme në konkursin për pozitën Udhëheqës/e i/e Divizionit për Teknologji Informative dhe Logjistikë.

Aktivistja nga Klina e Skenderajt, Valentina Hamza, përveç që i shërben PDK-së si aktiviste, ka një afërsi edhe me deputeten në largim të kësaj partie, Ganimete Musliun, shkruan Sinjali.

Ato shihen bashkë në jo pak fotografi në Facebook.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me ish-deputeten Ganimete Musliu për ta pyetur se cila është lidhja e saj me zyrtaren më të re të Ministrisë së Integrimit Evropian.

Musliu ka thënë se Komuna e Skenderajt është lidhja e vetme mes tyre.

“Lidhja e vetme e imja me Valentia Hamzën është Komuna e Skenderajt, që dmth jemi të dyjat banore të asaj komune – unë nga fshati Baks, ajo nga fshati Klinë”, ka thënë Musliu.

Punësimet në ministri i ka shpeshtuar edhe Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga një tjetër anëtar i PDK-së, Uran Ismaili.

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të punësojë një grua si Zyrtare e Lartë për Menaxhimin e Projekteve.

Konkursi për këtë pozitë pune ishte shpallur më 19 korrik, ditën kur kryeministri në largim, Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i shefit të qeverisë.

Dorëheqja e Haradinajt, që nënkuptonte edhe rënien e qeverisë, nuk i ka zbrapsur këto dy ministri që të punësojnë njerëz të cilët do të mund t’i marrin qoftë edhe 2-3 paga nga buxheti i shtetit deri në fund të mandatit.

Përveç kësaj zyrtareje, Ministria e Shëndetësisë që nga dorëheqja e Haradinajt ka shpallur edhe konkurse të tjera, ku kërkon të punësojë edhe disa zyrtarë/e. /Sinjali

Të Fundit

Sport

ShowBiz