back to top
Thursday, August 28, 2025
BallinaShqiptareAksion policor në Durrës/ Pranga dy personave me rrezikshmëri të lartë, çfarë...

Aksion policor në Durrës/ Pranga dy personave me rrezikshmëri të lartë, çfarë iu gjet gjatë arrestimit

Të ngjajshme

Policia e Durrësit, në një konferencë për mediat, dha detaje të reja lidhur me operacionin policior të zhvilluar ditën e djeshme në qytetin bregdetar.

Operacioni i koduar ‘The next Gun’ u konkludua me arrestimin e dy personave me rrezikshmëri të lartë kriminale. Të arrestuarit janë dy shtetas përkatësisht 39 dhe 29 vjeç, ku gjatë momentit të arrestimit njërit prej tyre iu gjet një armë zjarri pistoletë Bereta me fishekë gati për qitje. Ky shtetas ka qenë në kërkim për një ngjarje të ndodhur në datë 13 gusht të këtij viti dhe rezulton me rrezikshmëri të lartë kriminale.Policia e Durrësit njoftoi gjithashtu se puna maksimale e strukturave garantoi një sezon të qetë turistik, angazhimi i së cilëve do të vijojë dhe në muajt në vijim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz