back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeAksion humanitar në ndihmë të skamnorëve në Kosovë

Aksion humanitar në ndihmë të skamnorëve në Kosovë

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Ka nisur një aksion humanitar në Prishtinë në mbledhjen e të mirave materiale (ushqim, veshmbathje etj.) për t’i ndihmuar familjet në nevojë në këto ditë jashtëzakonisht të ftohta dimri.

Aksionit të aktivistes Jeta Berisha i është bashkangjitur edhe Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala e cila është përgjegjëse për mbledhjen e të mirave materiale për rajonin e Pejës.

Përveç komunës së Prishtinës dhe Pejës  aksioni tashmë ka nisur edhe në qytetin e Mitrovicës ku të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë mund të kontaktojnë me përgjegjësen Sanela Sadikovic.

Rajoni i Prishtinës këtë aksion do ta ketë të hapur deri nesër ( e hënë) në orën 17:00, ndërsa në Pejë dhe Mitrovicë aksioni për grumbullimin e ndihmave do të jetë i hapur deri të premten në orën 17:00.

“Të gjithë ju njerëz të vullnetit të mirë që dëshironi të kontribuoni sado pak me të mira materiale, tani është koha e duhur që bashkërisht t’i ndihmojmë këta persona që netët e ftohta ti kalojnë sa me lehtë”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Për tu bërë pjesë e këtij aksioni në këto tri qytete luteni të kontaktoni ne profilet e tyre zyrtare në facebook personat përgjegjës :

Jeta Berisha – për rajonin e Prishtinës

Elvana Shala – për rajonin e Pejës

Sanela Sadikovic – për rajonin e Mitrovicës.

Numri ku mund të adresoheni: 045 886 585

Aksioni është mbështetur edhe nga qytetarë të tjerë aktiv të shoqërisë civile, në Prishtinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz