Aksidenti tragjik në Durrës, familja e 26-vjeçares italiane mes dhimbjes: Jemi të shkatërruar, presim trupin e saj
dp

Lexo edheThaçi për 16 shtatorin: Pres lirimin nga çdo akuzë

Tragjedia e rëndë në Durrës, ku humbën jetën tre persona, ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët e viktimave. Në Tiranë është kryer autopsia e trupit të 26-vjeçares italiane Sara Brugnatelli, e cila humbi jetën në aksidentin rrugor së bashku me partnerin e saj, 25-vjeçarin Kleo Vrioni, që drejtonte automjetin, si dhe një 15-vjeçar.
Familja e të resë në Itali po përballet me dhimbjen e madhe dhe pritjen për riatdhesimin e trupit të saj. Sipas familjarëve, kthimi i trupit të Sarës në Itali mund të bëhet gjatë javës së ardhshme, por ende nuk është përcaktuar një datë zyrtare.
Kushërira e 26-vjeçares ka treguar se babai i Sarës është “i shkatërruar” nga lajmi tragjik. Për këtë arsye, familjarët po përpiqen ta mbrojnë atë nga detajet e rënda të ngjarjes, për shkak të gjendjes së tij të brishtë shëndetësore dhe emocionale.

Lexo edheThaçi për 16 shtatorin: Pres lirimin nga çdo akuzë
“Ishte si një motër për mua. Një humbje jashtëzakonisht e madhe,” është shprehur mes lotësh kushërira e të ndjerës.