Aksidenti në Zllopek të Pejës ku vdiq një këmbësor, i dyshuari që ishte arratisur arrestohet dhe dërgohet në mbajtje për 48 orë
dp

Lexo edheAKK dorëzon në Kushtetuese Rregulloren për Shërbimin Civil, Latifi: Qeveria po cenon autonominë e komunave

Policia ka thënë se aksidenti ka ndodhur pasi dyshohet që automjeti që po qarkullonte nga fshati Kosuriq-Pejë, me të arritur në fshatin Zllopek – Pejë, duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës (shpejtësisë) ku me pjesën ballore e godet këmbësorin i cili ishte duke e kaluar rrugën nga ana e djathtë e lëvizjes se automjetit në te majte.
Pas lëndimeve të marrura të cilave nuk ka mundur tu perballoji. Vdekjen e viktimës në vend ngjarje e ka konstatuar mjeku kujdestarë.
“Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa i dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit dërgohet në mbajtje për 48 Orë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi. /Lajmi.net/

Lexo edheAKK dorëzon në Kushtetuese Rregulloren për Shërbimin Civil, Latifi: Qeveria po cenon autonominë e komunave