Aksident trafiku në Skënderaj, 9 persona të lënduar
BILLI

Lexo edheShtiu me armë në aheng familjar, arrestohet drenicasi

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident komunikacioni në rrugën “Ilaz Kodra” në Skënderaj.
“I dyshuari mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke lëvizur me veturë nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur veturën me targa lokale që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit nëntë pasagjerë, 4 meshkuj dhe 5 femra K-Shqiptare kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.”
Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur në rr. “Ilaz Kodra” në Skenderaj mbrëmë rreth orës 23:00./Drenicapress/
Lexo edheShtiu me armë në aheng familjar, arrestohet drenicasi