Një aksident i rëndë trafiku u raportua të ketë ndodhur dje në Gjilan.
Aksidenti në mes dy veturave me targa vendore dhe drejtues kosovarë ndodhi në qendër të qytetit.
Si pasojë e aksidentit viktima mashkull drejtues i veturës ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe më pas në qendrën emergjente në Gjilan ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari vozitësi i veturës tjetër që dyshohet se ka shkaktuar aksident ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./Lajmi.net/