Aksident i rëndë trafiku në Komoran (Foto)
01

Lexo edheAKR në Drenas: Të martën paraqesim kërkesë për leje ndërtimi të fabrikës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 21:00 në magjistralen Pejë-Prishtinë, në fshatin Komoran të Drenasit, transmeton Indeksonline.
Në aksident janë të përfshira tri vetura ndërsa në vendin e aksidentit është parë edhe autoambulanca e cila ka transportuar të lënduar drejt Emergjencës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Në vendin e aksidentit kanë dalë njësitet përkatëse policore të cilat po merren me shikimin e vendit të ngjarjes.

Lexo edheAKR në Drenas: Të martën paraqesim kërkesë për leje ndërtimi të fabrikës
Për pak kohë, magjistralja ka qenë e bllokuar për qarkullim mirëpo nuk janë krijuar kolona të automjeteve./Indeksonline/


