back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleDrenasAKR në Drenas: Të martën paraqesim kërkesë për leje ndërtimi të fabrikës

AKR në Drenas: Të martën paraqesim kërkesë për leje ndërtimi të fabrikës

Të ngjajshme

“Liria ka Emër” merr mbështetje edhe nga Gjakova për marshin “Drejtësi, jo politikë”

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka...

Antonio Conte i përgjigjet Diego Costas pasi ai kritikoi jetën e tij seksuale

Trajneri italian, Antonio Conte, i është përgjigjur futbollistit Diego...

Gadimja në zi, 10-vjeçari Zejn Zejnullahu humbi jetën tragjikisht pasi rrëshqiti në lumë

Gadimja në zi, 10-vjeçari Zejn Zejnullahu humbi jetën tragjikisht...

Trajneri i skudrës franceze i njofton futbollistët se ka marr vendim të largohet

Trajneri i skuadrës franceze, Saint-Etienne, Eirik Horneland ka njoftuar...

Dega e Aleancës Kosova e Re (AKR) në Drenas ka konfirmuar se do të mbajnë premtimin e dhënë për ndërtimin e fabrikës së këpurdhave. Madje të martën sipas kryetarit të AKR-së në Drenas, Elmi Thaqi do të dorëzohet edhe kërkesa në Komunë për leje ndërtimi.

“Të martën do të paraqesim kërkesë për lejë ndërtimi në Komunën e Drenasit dhe shpresojmë se në këtë drejtim nuk do të na dalin pengesa. Fabrika do të nis së ndërtuari menjëherë pas marrjes së lejes dhe e njëjta për një kohë do të jetë në funksion, ku do të punësohet rinia e këtij rajoni”, ka thënë Thaqi.

Ai thotë se e ka mbështetjen e fuqishme të Presidentit të partisë Behxhet Pacolli dhe se ky do të jetë vetëm një prej shumë projekteve që do të realizohen në komunën e Drenasit dhe në gjithë Kosovën.

“Presidenti Pacolli është njeri i fjalës. Ai ka premtuar se do të ndërtohet fabrika në Drenas dhe ajo së shpejti do të nis së ndërtuari. Pra nuk ka qenë vetëm premtim fushate, por një premtim që se shpejti do të shihet”, ka thënë Elmi Thaqi duke shtuar se me ardhjen e AKR-së në pushtet, do të lulëzoj ekonomia në nivel vendi dhe do të hapen mijëra vene të reja pune.

Të Fundit

Sport

ShowBiz