Aksident i rëndë në Komoran, vetura godet këmbësorin
01
Lexo edheJa në cilat fshatra të Skenderajt dhe të Drenasit do të ketë reduktime të energjisë elektrike
Policia e Kosovës ka njoftuar sot përmes raportit për media se në Komoran ka ndodhur një aksident trafiku ku një person ka mbetur i lënduar.
Aksidenti sipas Policisë ka ndodhur të martën rreth orës 18 e 30 minuta.
Në vendin e aksidentit ka dalë menjëherë Policia e Kosovës e cila është marrë me shikimin e vendit të ngjarjes.
Lexo edheJa në cilat fshatra të Skenderajt dhe të Drenasit do të ketë reduktime të energjisë elektrike
Sipas policisë, vozitësi mashkull Kosovar-Shqiptar me veturën e tij nga pa kujdesia ka goditur këmbësorin mashkull K/Shqiptar. Sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë.