Aksident i rëndë në Barcelonë, 24 persona të lënduar
01·
Të paktën 24 persona kryesisht turistë janë lënduar në një aksident me autobus në Barcelonë, njoftoi ministria për situata emergjente e Barcelonës.
Tre pasagjerë u plagosën rëndë në aksidentin që ndodhi si pasojë e shiut të madh, autobusi ishte rrugës për në aeroport, njofton AFP.
Dhjetë nga pasagjerët e lënduar janë hospitalizuar, sipas qeverisë rajonale të Katalonisë.















