Aksident në Malishevë
03··Përditësuar më

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Mirushë të Malishevës.
Sipas fotografive të dërguara në adresë të KALLXO.com nga një qytetar shihet se në këtë aksident janë të përfshira dy vetura dhe një kamion.
Qytetari ka raportuar se nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident.
As shkaqet e aksidentit nuk dihen.
Lexo edheTmerri në Vlorë: Ja çfarë bisedoi Ritvani me viktimat para se t’i vriste
Siç shihet në fotot që i gjeni më poshtë, në vendin e ngjarjes ka dalë Policia.
Këto janë fotot e dërguara nga qytetari.














