BallinaLajmeAksident mes tetë veturave në Zhur të Prizrenit, lëndohen tre persona ndërsa...

Aksident mes tetë veturave në Zhur të Prizrenit, lëndohen tre persona ndërsa rruga është e bllokuar përkohësisht

Të ngjajshme

Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejdukshëm, synon zgjedhjet në korrik

Lulzim Peci nga Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim...

Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-në për tubacion e gaz amerikan

Ambasada e SHBA’së në Bosnje e Hercegovinë ka njoftuar...

Bayern një ”fantazmë” për PSG-në, statistikat e vërtetojnë këtë

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve. PSG...

Aksident me të lënduar afër QMF-së në Komoran (Video)

Një aksident trafiku me persona të lënduar ka ndodhur...

Një aksident trafiku ku janë përfshirë tetë vetura ka ndodhur sot në fshatin Zhur të Prizrenit, apo në kilometrin e dytë në drejtim të pikëkalimit kufitar të Vërmicës.

Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor ndërsa rruga është e bllokuar përkohësisht.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se automjetet janë duke shfrytëzuar rrugët alternative , ndërkaq për informacione tjera do të njoftojnë pas raportimeve shtesë nga kompetentët.

Sipas raportimeve te deritashme ju njoftoj se  në kilometrin e dytë (fshati Zhur – Prizren), në drejtim të Pikëkalimit kufitar Vermicë, si pasojë e një aksidenti me tetë vetura rruga është e bllokuar përkohësisht.

“Apelojmë tek të gjithë shoferët, që gjatë vozitjes të respektojnë rregullat e trafikut, të zvogëlojnë shpejtësinë, dhe të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë e tyre dhe të tjerëve”, ka thënë Hoxha. /Lajmi.net/ 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz