Si pasojë e një aksidenti midis një kamioni dhe veture që ka ndodhur në Klinë janë lënduar pesë persona.
Rasti ka ndodhur në fshatin Poterq të Klinës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës./Indeksonline/