BallinaShqiptareAksident me tre të plagosur, ndalohet shoferi i kamionit

Aksident me tre të plagosur, ndalohet shoferi i kamionit

Të ngjajshme

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin Ballsh-Fratar, ku një kamion u përplas me një makinë.

Mësohet se shtetasi Urim Koliqi, duke drejtuar automjetin tip kamion, është përplasur me mjetin tip “Wolkswagen” me drejtues shtetasin Sh.P, 49 vjeç.

45-vjeçari me banim në Durrës u ndalua menjëherë pas ngjarjes nga policia.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, ndaluan shtetasin:
-Urim Koliqi, 45 vjeç, banues në Durrës.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Ballsh-Fratar, në vendin e quajtur “Greshicë”, duke drejtuar automjetin tip kamion, është përplasur me automjetin tip “Wolkswagen” me drejtues shtetasin Sh.P, 49 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët e mjetit tip “Volkswagen” shtetaset F.D, 55 vjeçe, E.D, 54 vjeçe dhe shtetasi A.D, 60 vjeç, banues në Mallakastër, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz