Aksident me 6 të lënduar, policia jep detaje
03

Lexo edhePërgatitjet për tërheqjen e 10 përqindëshit, Hoti nesër takon krerët e Trustit dhe BQK-së

Numri i aksidenteve në trafikun rrugor si pasojë e pakujdesisë gjatë vozitjes, vazhdon të jetë shqetësues.
Një automjet, i llojit Pick-up ka përfunduar jashtë rrugës, si pasojë e një aksidenti.
Rasti ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në fshatin Konjuh- Lipjan.
Ndërsa, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në Rajonin e Prishtinës, ka dhënë detaje në lidhje me rastin për IndeksOnline.

Lexo edhePërgatitjet për tërheqjen e 10 përqindëshit, Hoti nesër takon krerët e Trustit dhe BQK-së
“Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete në lëvizje. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar gjashtë personale.
Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin me po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.