BallinaLajmeLajmet e FunditAksident i rëndë në Gjakovë: Përplasje mes dy kamionëve

Aksident i rëndë në Gjakovë: Përplasje mes dy kamionëve

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Prilli” dhe “Martirët e Kombit”, në Gjakovë.

Një kamion i zjarrfikësve dhe një kamion i vogël janë përplasur mes vete.

Sipas mediave lokale, për fat të mirë nuk ka viktima, por që shoferët e të dy kamionëve kanë pësuar lëndime trupore.

Këtyre të fundit, në ndihmë u dolën qytetarët dëshmitarë, deri në arritjen e policisë dhe autoambulancës në vendin e ngjarjes.

Më poshtë pamje:

- Advertisement -