back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaRegjionaleAKR-ja e Vushtrrisë zhvilloi debat publik me të rinjët për perspektivën e...

AKR-ja e Vushtrrisë zhvilloi debat publik me të rinjët për perspektivën e tyre në bujqësi (FOTO)

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

 

Mërgime Berisha, kryetare e Forumit Rinor të AKR-së në Vushtrri në bashkëpunim me Sami Borovcin, kryetar i Forumit Rinor të AKR-së në nivel qendror ka organizuar një debat publik me të rinjët e komunës së Vushtrrisë me temën: Perspektiva e të rinjve në bujqësi!

Panelistët ishin kryetari i Degës së AKR-së në Vushtrri, Nasuf Aliu njëherit drejtor për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Mitrovicë dhe nënkryetarja e Degës së AKR-së, Arta Haxhaj, njëherit drejtoreshë e po të njejtës Drejtori në Vushtrri.

Pas prezentimit që bënë drejtorët në fjalë lidhur me fushën në të cilën punojnë dhe veprojnë, ku paraqitën një varg statistikash rreth bujqësisë dhe sektorëve të tjerë si dhe sfidave me të cilat ballafaqohen në këtë sektor. Me ç’rast drejtoresha Arta Haxhaj foli për të arriturat në Drejtorinë e Bujqësisë dhe të gjithë sektorët e tjerë, si dhe paraqiti një varg statistikash rreth fshatrave, nivelit të punësimit, përpunimit të tokës etj.

Në anën tjetër po ashtu drejtori Nasuf Aliu, ndër të tjera tha se mundësitë për zhvillimin ekonomik sot, janë shumë të mëdha, por vetëm duhen zbatuar hapa konkret. Përveç vullnetit që duhen pasur menaxherët dhe udhëheqësit, pastaj zbatimin e një plani konkret, mbështetje buxhetore, bashkëpunim strukturor, aktivitete promovuese dhe çështje tjera, ajo çka është më e rëndësishmja dhe është arma më e fuqishme e jona, përfshin dy asete të çmueshme: rininë dhe tokën e papunuar. Që të dyja janë edhe potencialet më të mëdha të Kosovës. Në njëren anë rini me plotë kreativitet dhe gatishmëri për të dhënë më të mirën nga vetja, dhe anën tjetër mundësinë e resurseve natyrore që kemi tokën e pashfrytëzuar e që është faktori më ndikues për një ekonomi të zhvilluar, tha veç tjerash drejtori Aliu.

Pastaj diskutimi vazhdoi me hapjen debatit, me ç’rast rinia prezente bënë pyetje të shumta panelistëve për të marrë përgjegje në interes të tyre, dhe u pa një kualitet tejët i madh dhe profesionalizëm në këtë debat, duke shprehur dëshirën e tyre për të organizuar debate të tilla frytdhënëse edhe në të ardhmën.

Fotografia e AKR - Vushtrri

Fotografia e AKR - Vushtrri

Fotografia e AKR - Vushtrri

Fotografia e AKR - Vushtrri

Fotografia e AKR - Vushtrri

Fotografia e AKR - Vushtrri

Fotografia e AKR - Vushtrri

Fotografia e AKR - Vushtrri

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz