back to top
Tuesday, September 2, 2025
BallinaSportAkanji: Interi është klubi më i madh në Itali

Akanji: Interi është klubi më i madh në Itali

Të ngjajshme

Presidenti Begaj nerr pjesë në homazhet për regjisorin Dhimitër Anagnosti

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i shoqëruar nga bashkëshortja...

Pretendon se u rrah nga policia, video tregon momentin e arrestimit në Hajvali

Qytetari Nexhmedin Makolli nga Prishtina po pretendon që është...

Dorëzohet padi kundër Qeverisë në detyrë

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL) dhe Lule Isufi...

Manuel Akanji është lojtari më i ri i Interit, pasi u transferua në ditën e fundit të merkatos. Në intervistën e tij të parë për Inter TV, mbrojtësi zviceran tha se zgjedhja për t’iu bashkuar zikaltërve ishte e lehtë.

“Interi është klubi më i madh në Itali dhe një nga më të mëdhenjtë në botë. Ishte e lehtë për mua të vendos,” deklaroi Akanji.

Ai theksoi se mund të përshtatet në çdo pozicion në mbrojtjen me tre lojtarë, ndërsa foli edhe për ambiciet e tij: “Shpresoj të arrijmë në finale të rëndësishme dhe këtë herë të fitojmë.”

Sa i përket Serie A, Akanji tha se e ndjek prej kohësh dhe mezi pret të punojë me trajnerin Cristian Chivu. Lidhur me bashkëkombësin Yann Sommer, ai zbuloi se gardiani i Interit i kishte dërguar një mesazh mirëseardhjeje.

“Mezi pres të takoj tifozët tanë në San Siro për ndeshjen e parë në shtëpi,” përfundoi mbrojtësi zviceran.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz