BallinaLajme“Ajo kishte rrëshqitur” – Policia jep detaje të reja për rastin e...

“Ajo kishte rrëshqitur” – Policia jep detaje të reja për rastin e gruas që ra nga ura e re mbi lumin Ibër

Të ngjajshme

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

​Trump telefonatë me Starmer për situatën në Lindjen e Mesme: Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet sërish

Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një telefonatë me presidentin...

“Makazze” bëhet i pari shqiptar kampion i ESL Pro League në Counter-Strike me NaVi

Një moment historik për esportin shqiptar u shënua sot,...

Como e fiton ‘betejën’ e Ligës së Kampionëve me Romën

Como arriti të kthehej nga një penallti e Donyell...

Policia e Kosovës ka dal me një njoftim për gruan që ra nga ura e re mbi lumin Ibër mbrëmë.

Në njoftimin e lëshuar, tregohet se falë reagimit të shpejtë të policisë, u shpëtua gruaja që kishte rënë në lumin Ibër, transmeton lajmi.net.

Gjendja e saj tash është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Njoftimi i plotë:

Falë reagimit të shpejtë të policisë, një qytetare shpëtohet nga lumi Ibër

Mitrovicë, 2 janar 2026

Mbrëmë rreth orës 22:00, Policia në Mitrovicë është njoftuar se një person e gjinisë femërore ndodhej në rrezik pasi kishte rënë në lumin Ibër, në afërsi të urës së re në rrugën “Lah Nimani” në Mitrovicë.

Njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe në shtratin e lumit Ibër kanë gjetur një qytetare në gjendje të rënduar shëndetësore, të cilën kanë arritur që ta tërheqin nga uji dhe të evitojnë rrezikun.

Ajo është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku gjendja e saj shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Sipas deklaratës së viktimës, ajo kishte rrëshqitur dhe kishte rënë në lumin Ibër. Njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz