back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeAida po kalon në Nismë? Ja çfarë thotë këshilltari i saj

Aida po kalon në Nismë? Ja çfarë thotë këshilltari i saj

Të ngjajshme

Dezinsektimi i kushton afro 800 mijë euro Komunës së Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratën që do të...

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Deputetja Aida Dërguti nuk do të kalojë në Nismë për Kosovën, thotë këshilltari i nënkryetares së Kuvendit, Naim Jakaj, për Gazetën Express.

Gjatë ditës u tha se deputetja e VV-së, Aida Dërguti, po planifikon të largohet tërësisht nga partia e saj për të kaluar në Nismë. Gazeta Express ka kontaktuar vetë deputeten, por në telefonin e saj është përgjigjur këshilltari.

Megjithata, ai e ka mohuar largimin e mundshëm të Dërgutit nga Vetëvendosja, edhe pse dje dha dorëheqje nga pozita e kryetares së degës së Vushtrrisë dhe nga Kryesia e partisë.

“Aida Dërguti nuk do ta ndërrojë partinë dhe do të qëndrojë në Vetëvendosje”, ka thënë Jakaj për Express.

E takimi i sotëm i deputetes Dërguti me Bilall Sherifin e Nismës në hollin e Kuvendit, sipas Jakajt, ka qenë i rastësishëm dhe krejtësisht kolegial, pa ndonjë plan.

Dërguti dje ka thënë dorëheqje nga funksionet që bartte në parti, pasi u publikuan disa biseda të deputetëve të Vetëvendosjes në Viber, ku ajo e kishte quajtur deputetin Albin Kurti m**.

Të Fundit

Sport

ShowBiz