back to top
Monday, August 11, 2025
BallinaLajmeAhmeti viziton familjen Mramori e cila humbi dy fëmijët (foto)

Ahmeti viziton familjen Mramori e cila humbi dy fëmijët (foto)

Të ngjajshme

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti po e viziton familjen Mramori në Kolovicë të Prishtinës ku një ditë më parë e humbën jetën dy fëmijët e saj pasiqë ranë në një gropë, njofton Klan Kosova.

Në këtë tragjedi vdiqën Florenti 11 vjeçar dhe motra e tij, Florenta 13 vjeçare.

femijet

Gjatë qëndrimit në këtë familje, kreu i Prishtinës ka premtuar se do t`i mbulojnë shpenzimet e ceremonisë së varrimit si dhe ato për bartjen e pjesëmarrësve në varrim.

Lamtumira e fundit, fëmijëve do t`iu jepet në orën 15:00.

E pas kësaj tragjedie që i ndodhi  familjes Mramori, të enjten mbrëma dha dorëheqje edhe drejtori i Inspektoriatit në Komunën e Prishtinës, Xhelal Sveçla.

 

- Advertisement -

Të Fundit