“Ah bre Shaban, pse më le”, dhimbja e vëllait pas vdekjes së policit nga Prizreni
dp

Lexo edheLutfi Haziri mesazh për LDK-në: Me dikënd që duhesh të pajtohesh, kurrë mos u idhno

Vdekja tragjike e zyrtarit të Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSh), Shaban Hajdari, ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe kolegët e tij.
Hajdari, 35-vjeçar nga Prizreni, u gjet pa shenja jete pranë varrezave të fshatit Morinë në Kukës, ndërsa rrethanat e vdekjes së tij vazhdojnë të jenë nën hetim.
Vëllai i të ndjerit, Egzoni, e ka përkujtuar me një mesazh emocional të publikuar në rrjetin social Facebook, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të afërmit të tij.

Lexo edheLutfi Haziri mesazh për LDK-në: Me dikënd që duhesh të pajtohesh, kurrë mos u idhno
“Ah bre Shaban, o krahu im i djathtë, pse më le?”, ka shkruar ai.
Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në vdekjen e zyrtarit policor nga Prizreni.