BallinaSportAgim Ademi takon “shefin” e futbollit , flasin për zhvillimin e futbollit...

Agim Ademi takon “shefin” e futbollit , flasin për zhvillimin e futbollit në Kosovë

Të ngjajshme

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po qendrën në Vancouver.

Ai po merr pjesë në Kongerisin e 76-të të FIFA-s, shkruan IndeksOnline.

Gjatë qëndrimit, Ademi është takuar me shefin e UEFA-s, Aleksander Çeferin, ku u diskutua për zhvillimet aktuale në futboll dhe mundësitë për avancimin e mëtejshëm të futbollit në Kosovë.

Postimi i plotë:

Kënaqësi e veçantë të jem pjesë e Kongresit të 76-të të FIFA-s në Vancouver të Kanadasë, një ngjarje kjo e rëndësishme për të ardhmen e futbollit botëror.

Në prag të fillimit të punimeve të këtij kongresi bashkëbisedova me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin. Diskutuam për zhvillimet aktuale në futboll dhe mundësitë për avancimin e mëtejshëm të futbollit në Kosovë.

Së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Markus Weidner, po përfaqësojmë Federatën e Futbollit të Kosovës në këtë kongres, ku do të trajtohen tema kyçe për të ardhmen e lojës sonë.

Angazhimi ynë mbetet i palëkundur për të forcuar pozitën e futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare dhe për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz