Agim Ademi takohet me Ceferin në Greqi, po diskutohet e ardhmja e futbollit
dp

Lexo edheTrabzoni i Salahut dhe Muçit po bëhet me trajner të ri

Kreu i FFK-së, Agim Ademi ka takuar sot në Greqi të parin e UEFA-s, Ceferin.
“Kënaqësi të jem sot në Selanik, ku po mbahet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, si dhe aktivitetet e organizuara me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Federatës Greke të Futbollit.
Në këtë ngjarje të rëndësishme po marrin pjesë drejtues e përfaqësues të federatave, si dhe shumë personalitete të shquara të futbollit evropian.
Ishte kënaqësi e veçantë të takohem me miq e kolegë nga familja e madhe e UEFA-s dhe të jem pjesë e aktiviteteve festive, ku në qendër ishin edhe fëmijët dhe e ardhmja e futbollit.
FFK vazhdon të jetë e pranishme dhe aktive në familjen evropiane të futbollit, duke forcuar miqësitë, partneritetet dhe bashkëpunimin me UEFA-n dhe federatat tjera” shkruan Ademi në njoftim.

Lexo edheTrabzoni i Salahut dhe Muçit po bëhet me trajner të ri