back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeAfera ‘Spitali’: Filloi qysh në vitin 2003, Faton Dalladaku mori leje për...

Afera ‘Spitali’: Filloi qysh në vitin 2003, Faton Dalladaku mori leje për ndërtimin e spitalit nga Ismet Beqiri

Të ngjajshme

Abdixhiku: Do të dëshiroja që kjo ditë të shënohet me maturitet politik, me debate të hapura

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku para...

Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në krye të partisë

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë...

Elijona rikthehet në BBVK pas trajtimit mjekësor

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj,...

Luis Enrique për Cristiano Ronaldon: Nuk ka datë skadimi

Trajneri i njohur spanjoll, Luis Enrique, ka habitur ndjekësit...

Afera e njohur tashmë e spitalit ku protagonist janë biznesmeni Faton Dalladaku, Kadri Rexhepi dhe Rrrahim Hashimi, kishte filluar qysh në vitin 2003, aty janë të përfshirë fajdexhinj, mashtrues që kanë keqpërdorur emra të zyrtarëve politik, transmeton Gazeta Metro.

Në disa dokumente të siguruara nga Metro, vërehet qartë se afera ‘Spitali’ ka filluar qysh herët në vitin 2003, kur kryetar i Prishtinës ishte atë kohë sekretari i LDK’së, Ismet Beqiri.

Me 13.06.2003 ishte dhënë një vendim nga kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri, vendim ky që shkruante ‘Mbi caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të Qendrës Kardiokirurgjike në Prishtinë’.

Por, nuk shkoi shumë, me 18.05.2005 ishte ndryshuar lokacioni duke ju dhënë në shfrytëzim prona në kampusin e QKUK’së nëpërmjet një marrëveshje të nënshkruar nga Sami Hamiti, në atë kohë kryeshef ekzekutiv i Komunës së Prishtinës.

Mirëpo përsëri, me 30 dhjetor të vitit 2015, Komuna e Prishtinës nënshkruan një kontratë për dhënien me shfrytëzim apo qiradhënie për Qendrën Kardiale në Prishtinë.

‘Kontratë – E dhënies në shfrytëzim/qiradhënie të tokës për ndërtimin e objektit për Qendrën Kardiale në Prishtinë’, 

Me 21.04. 2006 më në fund vjen edhe leja urbanistike për ndërtimin e objektit, objekt ky që është Qendra Kardiale në Prishtinë.

Këtu biznesmeni Faton Dalladaku i lejohet ndërtimi i Qendrës Kardiale në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me 21.08.2007 ndaj biznesmenit Faton Dalladakut, lëshohet një aktvendim i cili i lejohet edhe ndërtimi tani i spitalit të tij  në kuadër të hapësirës së QKUK’së.

Edhe përkundër këtij kundërshtimit nga partitë opozitare aso kohe, Komuna e Prishtinës dha pëlqimin e saj që ky spital të fillonte të ndërtohej.

Metro në vijim do të sjell edhe ndalimin e punimeve të këtij spitali nga ish-kryeministri Agim Çeku, po ashtu përfshirjen e Isa Mustafës në këtë rast./gazetametro.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz